Edhe burrin edhe të dashurin! Gruaja e martuar e thotë hapur: ‘S’rri dot pa asnjërin’ – AlpeGossip
Edhe burrin edhe të dashurin! Gruaja e martuar e thotë hapur: ‘S’rri dot pa asnjërin’

Edhe burrin edhe të dashurin! Gruaja e martuar e thotë hapur: ‘S’rri dot pa asnjërin’

Poligamia, që në disa shtete ndalohet me ligj, është një formë e familjes ku burri/gruaja zgjedh të ketë disa partnerë. Përgjithësisht jemi mësuar se dhoma e gjumit është për dy vetë, por në shumë shoqëri janë të përhapura edhe këto forma të bashkëjetesës.

 

Një rast i tillë është bërë publik së fundmi nga Daily Mail, ku 10 vite pas një martese në dukje të lumtur, Anita Cassidy i rrëfeu bashkëshortit se dëshironte një partner të ri. Të dy ranë dakord të kishin partnerë të tjerë, pa qenë nevoja të hiqnin dorë nga të jetuarit bashkë.

“Pas një dekade të lumtur, i rrëfeva burrit tim se nuk ishte ajo çfarë doja. Jeta jonë ishte e lumtur, ishim të dy prindër të mirë, kishim një jetë seksuale të kënaqshme, por këto nuk mjaftonin për mua”, sqaron 40- vjeçarja

Ata jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe i tregojnë njëri-tjetrit për personat me të cilët dalin së fundmi.

“E dua edhe bashkëshortin edhe të dashurin e ri. Ashtu si poligamia nuk është për çdo njeri, ashtu edhe monogamia nuk është për mua. Jo të gjithë do bënin të njëjtën zgjedhje nëse do ishin në rastin tim, por është zgjedhja e duhur për mua”, rrëfen Anita për bashkëjetesën e saj.

Burimi: Daily Mail