Anbeta na prezantoi të dashurin e ri që s’ngjan fare me Oni Pustinën – AlpeGossip
Anbeta na prezantoi të dashurin e ri që s’ngjan fare me Oni Pustinën

Anbeta na prezantoi të dashurin e ri që s’ngjan fare me Oni Pustinën

nbeta Toromani është rikthyer në Shqipëri për shkak të një sërë angazhimesh profesionale dhe bashkë me të është edhe i dashuri i saj Alessandro. Ata ishin të ftuar sot te Rudina ku folën për angazhimet e tyre të reja, por edhe për lidhjen. Rrëfyen se kishin së bashku rreth 8 vite e gjysmë lidhje. Na treguan edhe se ku e kishin shkëmbyer puthjen e parë. Kishte ndodhur në shtëpinë e Anbetës në Romë. Thanë edhe se nuk kishin ende plane për martesë. Mbase se Alessandro kishte pak frikë.

(Anbeta dhe Alessandro te Rudina. Foto nga Instagrami)

(Anbeta dhe Alessandro, foto nga Google)
Djalë i mirë dukej balerini, goxha simpatik vetëm se pa i bërë një krahasim të vockël me Oni Pustinën, ish-in historik të Anbetës nuk mund të rrimë. Nëse Oni është ai djali me muskuj dhe pamje burrërore, Alessandro duket më fëminor. Megjithatë, pak rëndësi ka kjo. E zonja e punës e di vetë se ç`pëlqen më shumë.

(Oni Pustina, foto nga Google)