Tuna, Patris dhe Tian festojnë dhe më të bukur se kurrë, vishen të tre njësoj (FOTO) – AlpeGossip
Tuna, Patris dhe Tian festojnë dhe më të bukur se kurrë, vishen të tre njësoj (FOTO)

Tuna, Patris dhe Tian festojnë dhe më të bukur se kurrë, vishen të tre njësoj (FOTO)

Prej 1 viti Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris, u bënë prindër për herë të parë të djalit të quajtur Tian. Pas lindjes Tuna vendosi të përkushtohej në rritjen e vogëlushit dhe preferoi të qëndronte larg vëmendjes mediatike. Megjithatë kohët e fundit ka filluar të shfaqet dhe para dy ditësh postoi në rrjetet sociale një foto të ëmbël me të birin.

Por sot është Patrisi ai i cili ka postuar një video në ‘Instastory’ ku shfaqet me familjen e tij të bukur. Ata ndodhen në festën e 1-vjetorit të Tian në të cilën janë veshur të tre njësoj, kanë zgjedhur ngjyrën jeshile si detajin e përbashkët. Nëpërmjet kësaj videoje Patrisi tregon edhe një herë se familja e tij është e lumtur dhe se lajmet e ndarjes nuk janë të vërteta.