“Të lutem hiqe se u dh*eva”, Ronela Hajatit i sjellin fobinë e saj në emision – AlpeGossip
“Të lutem hiqe se u dh*eva”, Ronela Hajatit i sjellin fobinë e saj në emision

“Të lutem hiqe se u dh*eva”, Ronela Hajatit i sjellin fobinë e saj në emision

Ronela Hajati ishte e ftuar në “Why not” të Roza Latit mbrëmjen e djeshme ku gjatë emisionit moderatorja e pyeti për fobinë e saj, qentë e mëdhenj. Sapo Ronela filloi të fliste, dy qen erdhën në studio.

Ronela u tremb dhe iu lut Rozës t’i hiqte ndërsa kjo e fundit u çua dhe filloi të luante me ta.

“Të lutem, hiqe, të lutem, o mami, o maaa, të lutem hiqe”, i tha Ronela Rozës.

“Për Zotin, ej, e kam seriozisht, të lutem hiqe”, vazhdoi këngëtarja shumë e frikësuar.

“U bëra ujë në djersë, mbarova komplet si njeri, tani mund edhe ta kem bërë (në mbathje)”, tha Ronela, por “tortura” nuk mbaroi me kaq pasi njëri prej qenve i shkoi tek këmbët.

Ronela ulëriti dhe u lut sërish t’ja hiqnin qentë. “Të lutem se u dhjeva, të lutem, hiqe”, tha këngëtarja derisa qentë më pas i nxorrën nga studio.