Pasi i tha “TË DUA” para të gjithëve, Klea Huta i thotë edhe shprehjen e momentit në Shqipëri Dua Lipës: Je… – AlpeGossip
Pasi i tha “TË DUA” para të gjithëve, Klea Huta i thotë edhe shprehjen e momentit në Shqipëri Dua Lipës: Je…

Pasi i tha “TË DUA” para të gjithëve, Klea Huta i thotë edhe shprehjen e momentit në Shqipëri Dua Lipës: Je…

Ka shumë, po shumë të drejtë!

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe koncertet e saj anembanë botës nuk kanë fund. Jo vetëm me koncerte, por Dua nuk po ndalet as me prurjen e këngëve të reja, siç mund të përmendim “One Kiss” me Calvin Harris.

Pas shumë spekulimeve rreth një perfomance të mundshme në finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve, ka ardhur edhe reagimi i bukuroshes sonë.

Ajo ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram se do të perfomojë në ndeshjen kryesore të garës elitare evropiane për klube.“E ngazëllyer që do të bashkohem me Pepsin për të perfomuar në ceremoninë e hapjes së finales së Ligës së Kampionëve”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja në Instagram.

Por në listën e shumtë të komenteve, bie në sy ai i moderatores bukuroshe shqiptare, Klea Huta. Ajo na e ka treguar më parë se ka një simpati të theksuar për Dua Lipës duke I thënë “ I LOVE YOU” në një foto të publikuar para disa ditësh, ndërkohë që tashmë i ka komentuar shprehjen më në trend të momentit në Shqipëri ‘’Je nana përfundimisht”.