Marjana Kondi rrënqeth me fjalët: Mos i mbyllni jetët e prindërve tuaj në azil… (FOTO) – AlpeGossip
Marjana Kondi rrënqeth me fjalët: Mos i mbyllni jetët e prindërve tuaj në azil… (FOTO)

Marjana Kondi rrënqeth me fjalët: Mos i mbyllni jetët e prindërve tuaj në azil… (FOTO)

Ikona e aktrimit shqiptar, Marjana Kondi pa dyshim ka fituar gjithë zemrat e publikut me rolet në teatër, filma etj. Ajo vazhdon akoma të jetë një nga aktoret më të kërkuara dhe i besohen role nga më të mirët, siç ka bërë me dije se do të ndodhë shumë shpejt. Në ‘Teatrin Eksperimental’, do të luhet një dramë dedikuar moshës së tretë. Me këtë rast vetë, Marjana ka vendosur të shkruajë dy fjalë drejtuar të gjithëve. “Hënat e Fundme, një nga dramat më në zë dramaturgut Italian, Furio Bordon e përkthyer në shumë gjuhë të botës! Teatri Eksperimental datat 8-9-10 Maj! ora 20-00. Faleminderit regjizorit, Prof. Milto Kutali për besimin që pate për mua…

…Rol fantastik, jam ndjerë si gjithmonë profesionale dhe korrekte! Të rrosh apo të mos rrosh kjo është çështja, kur bëhet fjalë për një të moshuar në Azil është edhe më e rëndë se të lësh fëmijën tënd në jetimore. Në fund të fundit fëmija ka jetën përpara, kurse pleqëria është porta e fundit ku njeriu troket për të marrë të korrat e fundit dhe me to të blejë një biletë për në parajsë apo ferr. Për një pleqëri në azil, nuk ka as derë, as bileta, as tren. Është si të shkosh në parajsë me makinë të rastit. Azili i pleqve është thjesht një autobuz shoferi i të cilit quhet ‘Ferr’. Mos i mbyllni jetët e prindërve tuaj në azil sepse nesër do plakesh vet! Do vdesësh gjallë. Do shuhesh në mall për atë që le dikur në të njëjtin azil ku do vijë edhe femija yt! Ky është mendimi im, mos më kritikoni se ndoshta e kam gabim…”, -ka shkruar Marjana./