Pas një performance të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme, Eugent Bushpepa u kualifikua në finalen e Eurovizion.
Kënga “Mall”, të cilën Bushpepa e këndoi në shqip u prit mjaft mirë nga publiku. Një mbështetje të veçantë Gentit i ka dhënë edhe përfaqësuesi i Serbisë në Eurovizion, këngëtari Stefan Stosiç. Ky i fundit pasi i dha votën Bushpepës për në finale i ka lënë edhe një koment pikant.
“Po, po, po! Punë e mirë e Shqipërisë. Përshendetje nga Serbia!”, ka shkruar ai.
Tashmë pritet me emocion performanca e Gentit në 12 maj në finalen e Eurovizion.