Si të kujdesesh për fëmijën dhe veten në të njëjtën kohë? Tuna e demonstron më së miri (FOTO) – AlpeGossip
Si të kujdesesh për fëmijën dhe veten në të njëjtën kohë? Tuna e demonstron më së miri (FOTO)

Si të kujdesesh për fëmijën dhe veten në të njëjtën kohë? Tuna e demonstron më së miri (FOTO)

Pak ditë më parë i vogli i Tunës dhe Patrisit, Tian, festoi ditëlindjen e tij të parë. Që nga lindja e tij jeta e Tunës, duke qenë se është edhe mami, ka ndryshuar plotësisht. Ajo nuk mund të jetë e angazhuar gjatë gjithë kohës në muzikë, sepse i duhet të kujdeset për Tianin.

Një nënë lë pas shumë gjëra për fëmijën dhe normalisht edhe kujdesin ndaj vetes. Megjithatë Tuna mundohet që në të njëjtën kohë të kujdeset jo vetëm për djalin, por edhe për veten dhe shëndetin e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet duke bërë ‘cardio’ mbi një sustë e cila ndihmon që të mos dëmtohet shtylla kurrizore për shkak të elasticitetit që ka.

Por ajo nuk stërvitet e vetme, sepse duke mbajtur dhe Tianin përdore të dy bashkë stërviten si dy miq të mirë. Ja pra që nuk është e pamundur për një nënë të re që të kujdeset për fëmijën dhe veten në të njëjtën kohë.