Kjo është radhitja zyrtare e finales së “Eurovizion”-it: Zbuloni kur këndon Eugenti, Ermali dhe Eleni! (FOTO) – AlpeGossip
Kjo është radhitja zyrtare e finales së “Eurovizion”-it: Zbuloni kur këndon Eugenti, Ermali dhe Eleni! (FOTO)

Kjo është radhitja zyrtare e finales së “Eurovizion”-it: Zbuloni kur këndon Eugenti, Ermali dhe Eleni! (FOTO)

Finalja e madhe e “Eurovizionit” në Lisbonë po pritet me padurim, sidomos nga vendet pjesëmarrse që kanë arritur të kualifikohen për në finale e do të garojnë për vendin e parë.

Detaji më i këndshëm i këtij edicioni është se ndër 26 konkurrente, tri prej tyre janë shqiptare: Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira përfaqson Qipron.

Ka dalë në faqen zyrtare të Eurovizionit edhe lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e nesërme.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të jetë e 25-a e do të pasohet nga Ermal Meta që do të këndojë i 26-i, pra i fundit që do të mbyllë garën.

Me rëndësi është që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Europë, të votojnë për Eugent Bushpepën dhe këngën “Mall” për ta ngritur sa më lart në radhitjen e pikëve përfundimtare. Theksojmë se ky i fundit pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjysmë-finales së parë duke lënë mbresa tek të gjithë.