Ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet është organizuar Parada e komunitetit LGBT, ku qytetarët apelojnë për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.
Shumë heteroseksualë janë bashkuar në këtë paradë, madje kanë marrë edhe fëmijët e vegjël me vete.
Por edhe sot një pjesë e njerëzve janë kundër këtij eventi. Një ndër personazhet që e shprehin hapur këtë gjë është edhe aktori i njohur Jul Deda.
Ditën e djeshme ndërkohë që organizohej ky event, Juli ka publikuar një Insta Story ku shkruan:
“Kujdes. Largoni fëmijët nga bulevardi. Ka paradë dhe mund të marrin goditje psiqike. Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji. Mësojini atyre, ngulitjani mirë në kokë se familja tradiconale duhet ruajtur me çdo kusht dhe se çdo gjë tjetër është lajthitje”.
Kjo nuk është hera e parë që Jul Deda shprehet kundër LGBT-së, pasi siç e dimë ai gjithmonë në media ose nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale e ka treguar këtë gjë.











![“TË GJITHË ALUDOJNË PËR MARRËDHËNIEN E TYRE”/ Nora Istrefi flet të vërtetën për ndarjen e përfoulur nga Robert Berisha: Njeriu mendohet … [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/06/108eb221d3353901e533b758f3424502_L-400x224.jpg)


