Keni vuajtur ndonjëherë nga migrena? A e dini ju se, kjo sëmundje e migrenës ka dhimbje më të këqija se ato të lindjes? Me siguri që jo. Këto dhimbje, vuajtje i dinë vetëm ato femra, të cilat janë të prekura. Thashë femrat, pasi pjesa më e madhe që prekën nga kjo sëmundje janë femra, ndërkohë që meshkujt jo shumë.

Sipas një studimit, që dritare.net sjell për ju, është zbuluar se, migrena e trurit është e lidhur me fazën, premenstruale të ciklit, pikërisht kur niveli i estrogjenit bie. Gjithashtu niveli i migrenës mund të përkeqësohet gjatë menopauzës, kryesisht asaj të vonë. Duke qenë se, nivelet e estrogjenit në trupin e femrës janë të ulëta, kjo bën që, ato të jenë më të ndjeshme, për shkak të përzierjes së tyre hormonale. Janë bërë zbulime dhe kanë dalë ilaçe, që rrisin nivelin e estrogjenit dhe ulin kështu rrezikun për t’u prekur nga migrena.













