Presidenti Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Na përfaqësove denjësisht…(FOTO) – AlpeGossip
Presidenti Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Na përfaqësove denjësisht…(FOTO)

Presidenti Meta pozon si rroker me Eugent Bushpepën: Na përfaqësove denjësisht…(FOTO)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pozuar sot si rroker me këngëtarin që përfaqësoi vendin tonë në Eurovision, Eugent Bushpepa.

Në një postim në Facebook, ai falënderoi këngëtarin për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë.

“Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve,” shkruan Meta.

Postimi i plotë

Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.
Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve.