Marina Fara bën rrëfimin emocionues: Jetoj me gjysmë zemre, gjysmën tjetër e ke ti – AlpeGossip
Marina Fara bën rrëfimin emocionues: Jetoj me gjysmë zemre, gjysmën tjetër e ke ti

Marina Fara bën rrëfimin emocionues: Jetoj me gjysmë zemre, gjysmën tjetër e ke ti

Marina Fara ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes si për fotot provokuese ku ekspozon linjat perfekte trupore, ashtu edhe për jetën private.

Muajin e kaluar Marina deklaroi se është në një lidhje të re me një djalë, identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Ajo poston shpesh foto me të, madje edhe foto intime ku çifti shihen duke u puthur dhe i kushton dedikime.

Sot Marina në foton e fundit ja ka fshehur sërish fytyrën djalit që i ka rrëmbyer zemrën, por me dedikimin që i ka bërë me siguri e ka emocionouar atë.

“Unë jetoj me gjysmë zemër, gjysmën e ke ti”, shkruan Marina duke e shoqëruar postimin me dy zemra.