Zbulohet kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend, që i nxjerin LIVE në “Facebook” (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend, që i nxjerin LIVE në “Facebook” (FOTO)

Zbulohet kush janë kameramanët e Bashës dhe Berishës në Kuvend, që i nxjerin LIVE në “Facebook” (FOTO)

Për të disatën seancë me radhë, opozita ka marrë të gjitha masat që të mos censurohet fjala e saj kur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpret punimet.

Lidhja përmes “Facebook” i mundëson kryetarit të PD-së, Lulzim Basha por edhe ish-liderit të saj, Sali Berisha që të flasin pa u shqetësuar, pa limit kohor dhe të komunikojnë me një audiencë të madhe.

Por kurioziteti është se cili prej deputetëve bën rolin e kameramanit në momentin kur Basha dhe Berisha lidhen live në “Facebook”?

Siç duket edhe nga fotot, telefonin e Bashës e mban deputeti i qarkut të Elbasanit, Endri Hasa, ndërsa Berishës në ndihmë i vjen Gent Strazimiri.

Panorama