Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian tregon trupin pas lindjes: E dini sa herë …? (FOTO) – AlpeGossip
Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian tregon trupin pas lindjes: E dini sa herë …? (FOTO)

Fansat e kritikojnë, Khloe Kardashian tregon trupin pas lindjes: E dini sa herë …? (FOTO)

Khloe Kardashian është shfaqur sërish pas lindjes për të treguar trupin e saj.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” mbrojti veten ndaj kritikëve që thonë se ajo është fokusuar shumë me trupin dhe rikthimin e linjave normale.

Në një seri videosh të postuara në Snapchat, nëna e re shprehu zhgënjimin e saj nga reagimet që kishte marrë për stërvitjen e vazhdueshme.

33-vjeçarja zbuloi se stërvitet pesë ose gjashtë herë në javë dhe se fillimi është gjithnjë i vështirë:

“Fillimet e stërvitjes ta shpifin sepse e shtyn trupin aq shumë, je shumë e lodhur dhe përpiqesh të kthesh ritmin që ke pasur.

“Është shumë më e vështirë sesa ju mendoni se mund të jetë. Unë kam punuar për 11 ditë tani, ndihem me të vërtetë mirë, por e lodhur. Trupi im është i lënduar sepse po rikuperohet vetë.

Jam e mërzitur se kam lexuar disa herë në Twitter që disa mendojnë se jam fokusuar shumë te trupi im, por e vërteta është se, unë kam punuar pesë ose gjashtë ditë në javë para se të mbetesha shtatzënë dhe kjo është diçka që dua ta bëj”.