NXITONI ta dëgjoni/ Sapo doli kënga për Botërorin e Era Istrefit dhe qenka SUPER – AlpeGossip
NXITONI ta dëgjoni/ Sapo doli kënga për Botërorin e Era Istrefit dhe qenka SUPER

NXITONI ta dëgjoni/ Sapo doli kënga për Botërorin e Era Istrefit dhe qenka SUPER

Lajmi se Era Istrefi do të bashkëpunojë me Nicky Jam dhe Will Smith për këngën e re të Botërorit 2018, ka qenë kryefjala e çdo portali. Të gjithë kanë pritur me padurim të dëgjojnë hitin e ri të këtij kampionati, i cili u tha se do të publikohej më 25 maj.

Mirëpo, një ditë përpara publikimit zyrtar të klipit, audio e këngës ‘One life to live’ po bën xhiron e rrjetit. Me siguri bashkëpunimi mes Erës dhe dy yjeve botërorë do të korrë mjaft sukses dhe ka për të qenë muzika më e dëgjuar që do të na shoqërojë këtë verë.

Në një intervistë për faqen e UEFA-s, Era përshkroi ndjesitë e saj për këtë bashkëpunim historik.

“Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të filloj Kampionati Botëror.”- tregoi ajo.

Degjojeni tani dhe na thoni nëse ju pëlqen! Ky është linku: https://jarahit.com/america-song/nicky-jam-will-smith-era-istrefi-live-it-up-audio/