Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: Shfaqja mbrëmë ishte përgjigja për… – AlpeGossip
Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: Shfaqja mbrëmë ishte përgjigja për…

Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: Shfaqja mbrëmë ishte përgjigja për…

Pasi performoi në “Pallatin e Kongreseve”, këngëtari grek Notis Sfakianakis ka reaguar me një status në rrjetin social “Facebook”, ku falënderon të gjithë ata që shkuan ta ndiqnin live koncertin e tij dhe ka paralajmëruar një tjetër vizitë të tijën në Shqipëri.

Pas thirrjes për bojkotim të koncertit të artistit grek, që u bë nga disa këngëtarë shqiptarë, të cilët pretenduan se Notis është antishqiptarë dhe se ka ofenduar disa herë popullin tonë. Këngëtari grek ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ka thënë se koncerti i mbrëmshëm ishte përgjigja më e mirë për këdo që ishte kundra ardhjes së tij në Tiranë.

Në reagimin e tij në “Facebook” shkruhet:

“Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.

Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.

Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…

Faleminderit shumë!

Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.

Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Notis.