Vjen pa recipeta në emision, habit Albërie Hadërgjonaj: Kam pasur shumë sukses pa to… – AlpeGossip
Vjen pa recipeta në emision, habit Albërie Hadërgjonaj: Kam pasur shumë sukses pa to…

Vjen pa recipeta në emision, habit Albërie Hadërgjonaj: Kam pasur shumë sukses pa to…

Albërie Hadërgjonaj është një prej këngëtareve më të njohura të skenës shqiptare, e cila prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e publikut me zërin dhe këngët e saj. Ajo ishte e ftuara e radhës mbrëmjen e sotme në emisionin e humorit ‘Xing me Ermalin’, ku u shfaq e veshur plot stil dhe me një look të kuruar.

E veshur me një fustan blu me dekolte të hapur, Ermal Mamaqi e ka ngacmuar menjëherë këngëtaren sapo u ul, ndërkohë që përshëndeste publikun.

“Albëria ka një gjë shumë të mirë njerëz, nuk vesh asnjëherë reçipeta.”- tha moderatori me humor.

“E di, edhe kastile s’i vesha. E di si është puna? Kam kuptuar një gjë : Kam pas shumë sukses kur s’kam pasur reçipeta”- rrëfeu Albëria duke qeshur, e më pas ka treguar se pamja e saj nuk ishte për tu ankuar, pasi ajo kishte ardhur e veshur me pallto dimri në pikun e vapës.