Në fillim të këtij muaji, Loredana pranoi publikisht lajmet që po qarkullonin për një kohë të gjatë në media, sipas të cilave ajo dhe Mozzik janë ndarë. Loredana deklaroi se ajo dhe Mozzik nuk janë më bashkë dhe se tani është një nënë beqare. Madje reperja vendosi të mos e vazhdonte turin muzikor me Mozzikun, por vetëm.
Megjithatë Loredana duket se nuk e harron lehtë Mozzikun e madje reperi është kudo me të.
Ajo ka postuar sot një foto në Instagram ku shfaqet duke mbajtur në qafë varësen me inicialet e saj dhe të Mozzikut.
Këtë varëse Loredana e postoi mbrëmë edhe në Instastory, por më pas e fshiu.