Ronela Hajati transformohet tërësisht për klipin e ri dhe nuk po e njihnim dot (FOTO) – AlpeGossip
Ronela Hajati transformohet tërësisht për klipin e ri dhe nuk po e njihnim dot (FOTO)

Ronela Hajati transformohet tërësisht për klipin e ri dhe nuk po e njihnim dot (FOTO)

Këngëtarja Ronela Hajati është duke shijuar momentalisht suksesin e klipit të hitit “Maje Men”, të cilin e publikoi vetëm një muaj më parë. Mirëpo ndërkohë që nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i klipit të saj më të fundit, Ronela është duke punuar për një këngë të re, e cila pritet të jetë një ndër hitet më të dëgjuara të verës.

“Këtë verë të gjithë do ta tundim me këngën time. Unë e di këtë!”, ka shkruar Ronela në një foto të postuar në Instagram gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri.

Ronela shfaqet në këtë foto më një pamje të transformuar aq sa është e vështirë ta dallosh nëse është ajo apo jo. Me flokë të shkurta bionde dhe me një veshje ekstravagante Ronela i ka çmendur fansat dhe të gjithë mezi po presin të dëgjojnë këngën e saj të re.

Vetëm pak ditë më parë e ftuar në emisionin “Pop Culture” Ronela zbuloi se kënga po xhirohet në bllok dhe do të publikohet shumë shpejt.