Rrëfehet Kim Kardashian: “Nuk doja ta quaja vajzën Chicago!” – AlpeGossip
Rrëfehet Kim Kardashian: “Nuk doja ta quaja vajzën Chicago!”

Rrëfehet Kim Kardashian: “Nuk doja ta quaja vajzën Chicago!”

Kim Kardashian ka rrëfyer për herë të parë se nuk ka dashur ta quajë vajzën e saj të dytë Chicago, por Jo, në nder të gjyshes së saj të dashur, Mary-Jo Shannon.

Bukuroshja 37-vjeçare zbuloi në emisionin e Ellen DeGeneres se donte që emri i vogëlushes të kishte një rrokje si vajza North apo djali Saint.

“Ne donim ta quanim Jo, sipas gjyshes sime Mary Jo, pastaj menduam Grace dhe pastaj ishte Chicago”.

Ellen më pas e pyeti Kim-in nëse emri Chicago u zgjodh për shkak të vendlindjes së bashkëshortit Kanye West:

“Nuk e di … natyrisht sepse ai është nga Chicago dhe ky është një vend që e bëri atë”.