MJEKËSIA E THOTË/ Është e vërtetë, mund të vdesësh nga zemra e thyer – AlpeGossip
MJEKËSIA E THOTË/ Është e vërtetë, mund të vdesësh nga zemra e thyer

MJEKËSIA E THOTË/ Është e vërtetë, mund të vdesësh nga zemra e thyer

Në momentin që dikush vërtet nuk jeton dot pa dikë dhe vdes, kemi të bëjmë më Sindromën e Zemrës së Thyer. Këtu artikulli merr një kthesë të fortë dhe hyn në Rrugën e Mjekësisë.

Sindroma e Zemrës së Thyer, e njohur edhe si kardiomiopati e shkaktuar nga stresi ose kardiomiopati takotsubo, është një sindromë serioze, që nëse nuk kapet në kohë, ka pasoja fatale për jetën.

Aludohet se aktorja Debbie Reynolds, që vdiq një ditë pas të bijës, Carrie Fisher, vdiq nga zemra e thyer. Po ashtu edhe Johnny Cash, që u nda nga jeta pak muaj pas gruas së tij, June Carter Cash.

Sindroma e Zemrës së Thyer s’ka gjithmonë pasoja fatale, por mund t’i ndodhë kujtdo. Ja nga dallon nga dhimbja emocionale pas një përvoje traumatike.

Sindroma e Zemrës së Thyer konsiston në mosfuksionimin e muskujve të zemrës pas një ndodhi stresuese. Gjithçka nis me dhimbje të forta dhe të papritura në kraharor kur shtimi i hormoneve të stresit ndërhyn në pompimin e gjakut në një pjesë të zemrës. Kjo ndërhyrje shkon ventrikulën e majtë, ndërsa pjesa tjetër e zemrës vijon punën si normalisht ose duke u kontraktuar forcërisht.

Hormonet e stresti shtohen gjatë ndodhive traumatike si vdekja e një njeriu të dashur, një ndarje, lëndime fizike, apo edhe gjatë ndodhive pozitive si fitimi i lotarisë apo një festë surprizë.

Individët me Sindromën e Zemrës së Thyer fillojnë të vënë re simptomat pak minuta deri në pak orë pas ndodhisë stresuese.

Shpeshherë, Sindroma e Zemrës së Thyer keqdiagnostikohet si atak kardiak, ngaqë simptomat janë të ngjashme.

Përve dhimbjes në kraharo dhe problemeve me frymëmarrjen, pacientët me Sindromën e Zemrës së Thyer përjetojnë edhe ndryshime në ritmin e zemrës të përngjashme me ato të atakut kardiak. Por kur iu nënshtrohen një angjiograme (analizës që përcakton cilat janë arteriet e bllokuara në rastin e një ataku kardiak), nuk iu gjendet asnjë enë gjaku e bllokuar a tromboza. Përkundrazi, atyre s’u punon si duhet një pjesë e konsiderueshme e zemrës.

Shumica e pacientëve shërohen vetiu brenda pak javësh, por nëse keni probleme me zemrën, tension të ulët gjaku, anormalitete me ritmin e zemrës, bëni mirë të flisni me mjekun.