Nënë për herë të pestë! Aktorja e famshme shtatzënë në moshën 54-vjeçare – AlpeGossip
Nënë për herë të pestë! Aktorja e famshme shtatzënë në moshën 54-vjeçare

Nënë për herë të pestë! Aktorja e famshme shtatzënë në moshën 54-vjeçare

Ajo është një ndër aktoret më të komentuara dhe që ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm par karrierën e saj artistike, por edhe për jetën personale. Aktorja e njohur Brigitte Neilsen, është diskutuar vazhdimisht për shkak të tri martesave të saj, ndarjeve, por edhe të katër fëmijëve që ka pasur nga këto martesa.

Mirëpo së fundmi ish-bashkëshortja e Silvester Stalones i ka befasuar të gjithë me një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet me barkun e fryrë.

“Familja po zgjerohet” shkruan ajo krahas fotos ku duket barku i rrumbullakosur.

Një lajm ky që na duket paksa i pabesueshëm duke pasur parasysh që ajo është 54-vjeç, por nëse është e vërtetë atëherë aktorja e njohur do të bëhet nënë për herë të pestë.

Ajo momentalisht është në një lidhje me partnerin e saj 15 vite më të ri, Mattia Dessi dhe me sa duket ky do të jetë fëmija i tyre i parë.