E dinit këtë rregull të çuditshëm që duhet të zbatojnë fëmijët e familjes mbretërore? (FOTO) – AlpeGossip
E dinit këtë rregull të çuditshëm që duhet të zbatojnë fëmijët e familjes mbretërore? (FOTO)

E dinit këtë rregull të çuditshëm që duhet të zbatojnë fëmijët e familjes mbretërore? (FOTO)

Ata janë pjesë e familjes mbretërore dhe duke qenë të tillë, i’u duhet t’i nënshtrohen një rregulloreje strikte.

Princi George dhe princesha Charlotte, edhe pse ende të vegjël, duhet t’i zbatojnë këto rregulla. Një ndër ta ka lidhje me të ngrënën. Sipas Harpers Bazaar, princi dhe princesha e vogël, nuk lejohen të ulen në tryezë për të ngrënë së bashku me prindërit, kur ka të ftuar në pallatin mbretëror.

Fëmijët do të lejohen të ulen në tavolinë, kur ata të jenë rritur edhe pak, sa për të kuptuar rëndësinë e të ftuarve në pallatin mbretëror dhe të mësojnë që gjithmonë të kenë një sjellje të mirë. Ky nuk është i vetmi rregull që ata duhet të zbatojnë. Duhet edhe të dinë më shumë se një gjuhë të huaj dhe princi George deri në moshën 8-vjeçare, duhet të vishet me pantallona të shkurtra.