E vogla e moderatorit Ardit Gjebrea tregon për princin e kaltër dhe… – AlpeGossip
E vogla e moderatorit Ardit Gjebrea tregon për princin e kaltër dhe…

E vogla e moderatorit Ardit Gjebrea tregon për princin e kaltër dhe…

Ditën e djeshme vogëlushja e kantautorit Ardit Gjebrea, Anna u bë pjesë e programit “E diela shqiptare”.
Gjatë emisionit ajo u pyet nga i ati sesi e priste ajo ditën e dasmës së saj dhe Anna u shpreh se diçka e tillë ishte shumë larg.

Megjithatë Anna e ka të qartë, se kush është princi i saj. Kur Arditi e pyeti lidhur me këtë gjë ajo drejtoi gishtin nga i ati duke treguar se ai është princi i saj.

Kjo e lumturoi pa masë moderatorin, i cili gjithashtu theksoi se do mjaft kohë derisa e vogla të martohet