Pesë vite pas skandalit të tradhtisë, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kapen mat bashkë – AlpeGossip
Pesë vite pas skandalit të tradhtisë, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kapen mat bashkë

Pesë vite pas skandalit të tradhtisë, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kapen mat bashkë

Marrëdhënia e tyre 3-vjeçare mori fund pasi u publikuan fotografitë e aktores duke i qëndruar shumë pranë regjisorit, Rupert Sanders.

Muajt e fundit kishin nisur thashethemet për një ribashkim mes 27-vjeçares Kristen Stewart dhe 32-vjeçarit Robert Pattinson, derisa u panë së bashku mbrëmjen e së shtunës në Los Angeles.

Të pranishëm në një festë për Lily-Rose Depp, dyshja u dallua jashtë lokalit. Fotot e tregojnë Kristen të veshur me të zeza ndërsa tymos cigare, po ashtu edhe Robert-in të veshur shumë “casual”.

Ribashkimi vjen pasi yjet e “Twilight” pranuan në prill se kanë pasur disa takime gjatë javëve të fundit.

“Po përpiqen ta mbajnë larg syve të publikut, por ka kimi mes tyre. Kristen po shpreson që Rob ta ketë seriozisht që do ta falë për atë që ndodhi dikur”, tha një burim për revistën “OK!”Robert i dha fund fejesës pak kohë më parë me këngëtaren FKA Twigs, por arsyeja nuk dihet.

Kristen dhe Robert u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit “Twilight” në vitin 2008 dhe nisën një lidhje. Ata u ndanë në 2013-n, pas skandalit për tradhti nga ana e Kristen.