“Pastruesja” MOLLA E SHERRIT që bëri LËMSH vajzat e showbizit! Fyerje, kërcënime dhe… Falenderime! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“Pastruesja” MOLLA E SHERRIT që bëri LËMSH vajzat e showbizit! Fyerje, kërcënime dhe… Falenderime! (FOTO+VIDEO)

“Pastruesja” MOLLA E SHERRIT që bëri LËMSH vajzat e showbizit! Fyerje, kërcënime dhe… Falenderime! (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme në rrjetet sociale dhe në shumë media online u diskutua gjatë një video, që ishte shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve të një interviste që moderatorja Roza Lati ka dhënë një vit më parë për gazetaren Dasara Karaiskaj.

Kjo intervistë është zhvilluar në një nga lokalet e Tiranës dhe në një moment dy vajzat e njohura duket sikur janë ndjerë të bezdisura nga pastruesja e cila po pastronte krah tyre, ose më saktë ashtu duket nga VIDEO që qarkulloi në internet.

Ato i janë drejtuar asaj me disa fjalë ironizuese gjatë gjithë kohës, ndërkohë që ajo nuk ja ka kthyer, por thjesht ka vazhduar punën e saj.

Pjesë nga biseda:

Roza: Do vish këtej tani?

Dasara: Do mbylli turnin ajo tani…

Ajo që u vu re është se rrjeti shpërtheu në komente negative kundra Rozës dhe Desarës.

Por fansat nuk ishin të vetmit! Një koment për vajzat e ka pasur dhe Gerta e Big Brother, ku i ka cilësuar si ku*va.

Ok jam dakord që të bëhet shaka me dikë, kur personin e njef ose nuk është i pranishëm aty dhe thua diçka qoftë dhe e papërshtatshme, por të tallin në sy një grua që në moshë është mamaja tyre e ta qeshin në fytyrë nuk është normale. Nëse i bezdisi kjo grua e ju prishi silikonin e bukur para kameres, të ishin çuar tja kishin marrë fshesën nga dora e ta pastronin vetë vendin më shpejtë! Këto janë ato që unë i quaj me të vërtetë k*rva! Vafshi në djallë të dyja!” – ka qenë reagimi i fortë i saj.

Roza Lati është ndier e fyer nga fansat dhe ka sqaruar në rrjete sociale se ata nuk mund të flisnin për mirësjelljen e saj, sepse ajo ishte pika e saj më e fortë.

Por gazetarja shqiptare, nuk është treguar kaq e butë. Ajo ka replikuar me banoren e Big Brotherit deri aty sa sherri ka degraduar në kërcënime.

Replikat:

“Unë mendoj që kjo e i ndinjuara e ka mamin pastruese per vete prandaj. Në kushte të tjera, në vende të tjera të botës nuk ka pastruese aq injorante (sepse puna është ndër dhe lavdi, por injoranca jo) të të dali para kameras ndërkohë që ti je duke zhvilluar një intervistë.
Nderisa kjo halja me inicialet joq, shpejt u kujtua të bëj lajm. P. S. Meqenëse këtu tek ne injoranca ka çuar tek malet vetëm halet, ndjehem e detyruar të sqaroj një detaj aq elementar, nuk jam tallur me profesionin e saj…. Ama do tallem e do qesh vazhdimisht me injorancën e këtij vendi që nuk njeh as A e normave të sjelljes…. Pra: Po zhvillojmë një intervistë, ku trapin (trapi është mjet lundrues dhe jo fjalë e pisët) me del përpara kameras, o idiote” – ka përfunduar Dasara.

Gerta ka postuar sërish një status në Instastory ku shkruajti se mamaja e saj ka 8 vite që ka vdekur dhe e quan Dasarën injorante.

“Dasara pervecse la nam ne te gjithe Shqiperine duke ofenduar nje grua punetore po flet edhe per mamane time e profesionin e saj, nderkohe qe mamaja ime ka 8 vite qe ka vdekur! Se di domethene ca duhet te them me shume se kaq per kete cop injorante”, shkruan Gerta

Gerta ka reaguar me një video live, e prekur pasi mamaja e saj është ndarë nga jeta 8 vite më parë. Gerta tregon në video se Dasara e ka denoncuar dhe i thotë se do veprojë siç i zgjidhin sherret shqiptarët.

Dhe për ti vënë kapakun Roza e ka mbyllur sherrin me një foto në Instagramin e saj ku shkruan:

“Unë duke kërkuar për diçka që të shqetësoj. Mirëseerdhët në showbiz baby. Ky është showbizi, dhe, faleminderit për vëmendje, më jepni më shumë. Vëmendja juaj më “ngre lart”.

Përgatiti AlpeNews.al