“Shiko pak fshatin e nuses”/ Erjon Veliaj i jep dhuratën e veçantë Tohgahan-it (FOTO) – AlpeGossip
“Shiko pak fshatin e nuses”/ Erjon Veliaj i jep dhuratën e veçantë Tohgahan-it (FOTO)

“Shiko pak fshatin e nuses”/ Erjon Veliaj i jep dhuratën e veçantë Tohgahan-it (FOTO)

Ashtu siç ishte lajmëruar aktori turk Tohgahan Sayisman ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë ku do të jetë i pranishëm në finalen e madhe të spektaklit ‘Dancing with the Stars’. Ai paraditen e sotme ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij Alemda Abazi në një takim me Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.
Në fund të takimit të tyre Erioni i ka dhuruar aktorit të famshëm një libër me të cilin do të ketë mundësi të njohë më mirë kryeqytetin e Shqipërisë.

“Kur viziton njerëzit e gruas ne themi se je nga fshati i gruas. Nuk do të kesh kohë ta shohësh gjithë Tiranën, ndaj në këtë librin shiko pak fshatin e nuses. Në pamundësi që këto pesë ditë të jesh kudo nëpër kryeqytet, mund ta shikosh këtu nahijen tonë”, iu drejtua Veliaj Tolgahan-it, sipas “iconstyle.al”.

Tolgahan u emocionua shumë nga kjo dhuratë dhe u shprehë se do ta mbajë si një kujtim të bukur.

“Do ta vendos në një vend special në shtëpi”, përfundoi aktori turk.