Stilistja e njohur shqiptare zbulon se si është në jetën reale aktorja turke, “Nihani” – AlpeGossip
Stilistja e njohur shqiptare zbulon se si është në jetën reale aktorja turke, “Nihani”

Stilistja e njohur shqiptare zbulon se si është në jetën reale aktorja turke, “Nihani”

Stilistja me origjinë shqiptare, por që jeton në Turqi, në foton e profilit në llogarinë e saj në Facebook mban një aktore të njohur turke. Është një foto ku ajo ka dalë me aktoren Neslihan Atagul, e cila është bërë e njohur për të gjithë ne me rolin e protagonists, Nihanit, në serialin “Kara Sevda”.

Të gjithë mund të mendojmë se ajo është thjesht një fanse e Nihanit, por në të vërtetë dy vajzat ndajnë një miqësi të ngushtë mes tyre. Duke e pasur një mike të afërt, stilistja shqiptare, Edona, ka treguar për televizioni kosovar “RTV21”” se si është në jetën e përditshme aktorja e njohur turke, e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve neve me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë e saj.

“Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme të bënë shumë shpejt për vete me punën që bënë. Dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si kjo”, tha Edona për “RTV21”.

Ndër të tjera Edona tregoi edhe si si lindi miqësia mes saj dhe yllit turk. Duke qenë se Edona është stiliste e njohur në Turqi, ishte pikërisht moda ajo që i lidhi së bashku.

“Jemi njoftu përmes një emisioni për modë”, u shpreh Edona.

Stilisja shqiptare e cila është lindur dhe rritur në Turqi, dhe nëna e saj është me prejardhje nga Kosova gjatë gjithë intervistës foli në gjuhën shqipe duke i befasuar të gjithë me rrjedhshmërinë e saj. Ajo rrëfeu gjatë intervistës se gjithçka është meritë e nënës së saj.

“Mami gjithmonë na ka fol në shtëpi gjuhën shqipe”, tha Edona.