Nga “Voice of Albania” te “Proçesi Sportiv”, ja kush është bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën (FOTO) – AlpeGossip
Nga “Voice of Albania” te “Proçesi Sportiv”, ja kush është bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën (FOTO)

Nga “Voice of Albania” te “Proçesi Sportiv”, ja kush është bukuroshja që do të zëvendësojë Marinën (FOTO)

Pas 10 vitesh si moderatore e emisionit ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit, Marina Vjollca vendosi që të hiqte dorë për një tjetër spektakël shtatorin e vitit të kaluar.

Ndërsa bjondja bukuroshe tregoi se zhvendosja nga Top Channel në TV Klan lidhej me rritjen profesionale, Manushi vijoi të moderatonte emisionin me femra të ndryshm.

Tashmë duket se Top Channel ka gjetur pasuesen e denjë të Marinës dhe dyshimet flasin se do të jetë Fjoralba Ponari.

Me profesion dentiste, Ponari u prezantua me publikun për herë të parë përmes muzikës, duke u paraqitur si konkurente në ‘the Voice’ e më pas duke raportuar nga ‘Voice Room’ si prezantuese sezonin e kaluar.

Për një gjë mendojmë se jemi të sigurt: Pasuesja e Marinës duhet të jetë bjonde.