Sapo nisën përgatitjet e dasmës: Aktorët e famshëm ishin të lidhur prej 5 vitesh, por askush nuk e dinte – AlpeGossip
Sapo nisën përgatitjet e dasmës: Aktorët e famshëm ishin të lidhur prej 5 vitesh, por askush nuk e dinte

Sapo nisën përgatitjet e dasmës: Aktorët e famshëm ishin të lidhur prej 5 vitesh, por askush nuk e dinte

Hazal Kaya dhe Ali Atay janë dy aktorët e njohur të telenovelave turke, të cilët kanë zbuluar se kanë filluar përgatitjet e dasmës.

Mirëpo ky lajm i ka habitur të gjithë, kryesisht fansat e tyre të cilët nuk e dinin e as nuk kishin dyshime për lidhjen e tyre prej 5 vitesh.

Dyshja ka arritur ta mbajë mirë të fshehtë lidhjen, pasi as mediat dhe paparacët nuk kanë arritur ta zbulojnë lidhjen e dashurisë mes tyre.

 

Ndërkohë Hazal është një aktore mjaft e suksesshme dhe në vendin tonë është bërë e njohur me personazhin “Maral” si protagoniste nga telenovela me të njëjtin emër.