Shkëlzen Berisha është bërë zyrtarisht pjesë e Instagramit dhe paska tri ditë. Mirëpo vetëm tani që e tha Armina, e mësuam.
“Dikush është i ri në Instagram”, shkruan Armina në anglisht duke ftuar kështu në njëfarë mënyrë ndjekësit e saj të ndjekin edhe të fejuarin. Nuk ia paskan vënë shumë veshin, se po ta klikojmë profilin e Zeni Berishës shikojmë se në katër ditë proli i tij ka mbi 1 mijë ndjekës dhe 21 postime.
E ka nisur me një foto të familjes së tij, në të cilën ndodhen dy prindërit dhe e motra për të vazhduar pastaj me fotot me Arminën.