Marina është shfaqur në videoklipet e Eli Farës dhe askush nuk e ka kuptuar! Shikoni si dukej (FOTO) – AlpeGossip
Marina është shfaqur në videoklipet e Eli Farës dhe askush nuk e ka kuptuar! Shikoni si dukej (FOTO)

Marina është shfaqur në videoklipet e Eli Farës dhe askush nuk e ka kuptuar! Shikoni si dukej (FOTO)

Këngëtarja Eli Fara është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në vendin tonë. Ajo është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar dhe prej vitesh sjell këngë që kthehen menjëherë në hite. Përveç Elit, vitet e fundit vëmendjen e mediave ka marr edhe vajza e saj Marina e cila është kthyer në një personazh që komentohet gjatë për jetën e saj private dhe fotot provokuese.

Mirëpo ndonëse Marina është bërë e njohur vitet e fundit për publikun në fakt askush nuk e paska ditur që dikur ajo ka qenë pjesë e videoklipeve të nënës së saj. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, Eli ka zbuluar se Marina ka qenë pjesë e klipit të këngës së saj të njohur ‘Çu këput ra një yll’ që është kënduar në vitin 1997.

Eli ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e kësaj kënge ku ka treguar se vajza e cila shfaqet në klip duke luajtur me lulet është Marina.

“Rritu çup’e vogël me nazet e s’emes”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke etiketuar edhe Marinën.