“Dancing With The Stars” dhe “ankesat” ndaj tij! Nga “SULMET” ndaj produksionit deri tek fituesit që nuk morën… (FOTO) – AlpeGossip
“Dancing With The Stars” dhe “ankesat” ndaj tij! Nga “SULMET” ndaj produksionit deri tek fituesit që nuk morën… (FOTO)

“Dancing With The Stars” dhe “ankesat” ndaj tij! Nga “SULMET” ndaj produksionit deri tek fituesit që nuk morën… (FOTO)

Dancing With the Stars, një spektakël i cili ka pak që ka mbyllur sezonin e tij solli një vrull lajmesh dhe pakënaqësish te konkurentët e deri tek prezantuesit.

Duke marrë shkas nga deklarata e Almeda Abazit e cila pas përfundimit të DWTS ka shpërthyer në kritika ndaj produksionit pak minuta para se të largohej drejt Turqisë, po ju rikujtojmë dhe një herë të gjitha “skandalet” që ndoqën këtë emision.

Almeda Abazi ka reaguar keq ndaj produksionit sepse sipas saj, ajo ka paguar çdo shpenzim shtesë në hotelin ku ka qëndruar për më shumë se tre muaj në Tiranë, për të qenë pjesë e spektaklit. “Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTSA duke lënë angazhimet e tij në Turqi”-është shprehur Almeda Abazi.

Mirëpo pas këtyre akuzave produksioni i “Dancing with the stars” ka reaguar duke publikuar faturat e shpenzimeve të Almedës, sipas të cilave i ka paguar hotelin ku ka qëndruar, udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri, shpenëzimet e ushqimit që ka konsumuar çdo javë dhe një rrogë relativisht të lartë.
Madje në lajmin e publikuar nga “CNA” ku citohet një burim pranë “Vizion plus”, Almeda akuzohet për mashtrim dhe madje quhet “e parritur dhe tekanjoze”.

Rike Roçi është një ndër ish-banoret e “Big Brother”, e cila ka ditur të qëndrojë në qendër të vëmendjes mediatike edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo ishte një nga konkurentet e “Dancing ëith the stars”. Si një personazh i eleminuar nga ky spektakël Rikes i është kërkuar nëpërmjet një interviste në “Gazetën Shqiptare” që të shpreh mendimin e saj për arsyen e eleminimit.

Sipas saj një arsye kishte të bënte me faktin që asaj i jepeshin rryma që nuk i përshtateshin fare dhe Ilir Shaqiri ishte shumë i rreptë dhe e kishte marrë garën shumë seriozisht.
Me përgjigjet e saj gjatë kësaj interviste Rikja na la të kuptonin se nuk kishte dalë e kënaqur nga ky spektakël. E pyetur nëse kishte ndonjë episod të preferuar nga “DWTS”, përgjigjja Rikes ishte “JO”.

Po të kthehemi në netët e spektaklit, kanë qenë jo të pakta debatete mes konkurentëve, jurisë dhe balerinëve. Gjithmonë në të tilla spektakle ka pakënaqësi dhe debate të vogla, për një pikë apo për një vlerësim që nuk pranohet nga konkurrentët, por emisioni“Dancing With The Stars” ishte i mbushur me replika të cilat herë herë kalonin edhe në debate të ashpra.

Pjesë e këtyre sherreve kanë qenë pothuajse të gjithë duke nisur nga Aulona, balerinët Eltioni, Dioni, Adela, Graciano etj.

Një nga çiftet që është përfshirë në debate zakonisht ka qenë Rovena Dilo dhe Eltion Merja. Çifti u eleminua mbrëmjen e 10 të këtij spektakli duke mos e prekur kështu finale, ama ata mendojnë se në fakt dikush tjetër duhej eleminuar përpara atyre. Të ftuar në “Thumb” ata kanë rrëfyer se në fakt dikush ka prekur finale pa meritë.
“Të arrish në puntatën e nëntë dhe të shkosh aty duke ecur… Edhe në finale shkoi duke ecur. Me gjithë respektin që kam për Viktorin duhet të ishte vendi bosh. “,- është shprehur Eltioni.

Dhe nga ana e audiences ka pakënaqësi ndaj spektaklit. Mjafton të hysh në profilin e dy prej finalisteve, Sonit dhe Aulonës dhe sheh komente pafund duke akuzuar produksionin për manipulim në fitoren e Sonit.

Nuk mbarojnë me kaq. Duket sikur emisioni “Dancing with the Stars” është ndjekur nga skandalet dhe më përpara.

Dy nga fituesit e dicioneve të kaluar si Tuna, apo Lori Hoxha janë shprehur të pakënaqura në lidhje me çmimin e madh.
Lori Hoxha u shpall fituese e DWTS në edicionin e tij të katër. Mirëpo pak kohë më pas, Lori Hoxha deklaroi se nuk e mori kurrë çmimin e madh të spektaklit, që ishte një apartament.
Debati mes Lori Hoxhës dhe Holta Dulakut, nga rrjetet sociale përfundoi në dyert e gjykatave.

Altuna Sejdiu (Tuna) është fituesja e edicionit të pestë të spektaklit “Dancing With The Stars”, e cila deklaroi se media se nuk e kishte marë apartamentin e premtuar. Madje theksoi se produksioni e kishte kërcënuar. Gjithashtu në intervista të dhëna Tuna ka quajtur viktima  artistët e tjerë që bëhen pjesë e këtij produksioni të këtij niveli.

Përgatiti AlpeNews.al