Xhesika Ndoj është një nga këngëtaret më të komentuara nga mediat pasi shpesh herë publikon foto provokuese. Ajo përpara disa javësh prezantoi për herë të parë të dashurin e saj nëpërmjet një postimi në instastory. Këngëtarja është shumë e dashuruar me të dhe këtë gjë e tregon shumë herë në rrjetet sociale.
Përpara disa ditësh u përfol se Xhesika dhe i dashuri i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, mirëpo këngëtarja e mohoi duke shpërthyer keq kundër mediave.
Por mesa duket djali në fjalë jeton larg Shqipërisë, pasi së fundmi këngëtarja nëpërmjet një postimi në instastory ka treguar se i mungon shumë i dashuri. Xhesika ka hedhur një foto ku çifti shfaqet në momente intime të zhveshur në krevat.
“Më mungon Xoni”, ka shkruar këngëtarja pran fotos duke treguar se është çmendurisht e dashuruar pas tij.