Kesha akuzoi ish-bashkëpunëtorin Dr Luke se ka përdhunuar Katy Perry në një mesazh për Lady Gagës. Kjo është zbuluar në disa dokumente të paraqitura në gjykatë.
Dokumentet lidhen me rastin e përballjes midis Keshës dhe Lukas Gottwald.
Në dokumente janë paraqitur fakte për përgënjeshtrimin e pretendimeve të Kesha kundër tij.
Kesha akuzon Lukas se i ka dhënë drogë këngëtares kundër vullnetin të saj dhe më pas e pa përdhunuar.
Ky është mesazhi që Kesha i ka dërguar këngëtares Lady Gaga.
Por Katy Perry nuk e ka aprovuar kurrë këtë pretendim dhe nuk e ka akuzuar publikisht Lukën për sjellje të pahijshme seksuale.
Në një deklaratë, ekipi ligjor i Lukës mohoi me forcë akuzat e detajuara në dokumentet e gjykatës.
“Katy Perry vetë konfirmoi se Dr Luke nuk e përdhunoi atë,”-deklarojnë avokatët e tij.”Akuzat e Keshas janë të pabaza dhe të papërgjegjshme, asi edhe është e paparanushme për të dy, Katyn dhe Lukas. Në padinë e tij për shpifje ndaj Kesha, Dr. Luka kërkon dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga këto gënjeshtra me qëllim të keq.”