Festë e çmendur për ditëlindje/ Ja sa vjeç mbush Drini Zeqo – AlpeGossip
Festë e çmendur për ditëlindje/  Ja sa vjeç mbush Drini Zeqo

Festë e çmendur për ditëlindje/ Ja sa vjeç mbush Drini Zeqo

Drini Zeqo është një prej figurave më të njohura të showbizit shqiptar, i cili na shoqëron çdo ditë në ekran gjatë transmetimit të lajmeve. Jo vetëm në televizion, spikeri është shumë aktiv edhe në profilin e tij në Instagram.

Ditën e sotme ai ka festuar ditëlindjen dhe gëzimin e kësaj dite e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij. Në Instastory Drini ka publikuar video ku tregon se miqtë i kishin organizuar atij një festë surprizë, ku e kanë pritur me tortë e fishekzjarre.

Drini ka lindur më 15 qershor të vitit 1982 dhe ditën e sotme ka festuar 36-vjetorin e lindjes. Megjithatë, ai nuk i tregon fare këto vite, duke u dukur shumë herë më i ri se mosha që ka.