Kejvina Kthella tregon këshillën e fshehtë që i ka thënë Ami për Ermal Mamaqin – AlpeGossip
Kejvina Kthella tregon këshillën e fshehtë që i ka thënë Ami për Ermal Mamaqin

Kejvina Kthella tregon këshillën e fshehtë që i ka thënë Ami për Ermal Mamaqin

Nga një fotomodele, Kejvina Kthella arriti që të shndërrohej shpejt në Shqipëri në femrën më të përfolur nëpër media.

Ndërsa mori rolin e velinës në “Xing me Ermalin”, ajo u kthye për të ftuarit si vajza që bën pyetjet pikante, të cilat do të ishin të vështira të dilnin nga goja e Ermal Mamaqit.

E ftuar në emisionin “Top Arena”, përballë moderatorit Edi Manushit, Kejvina zbuloi edhe porosinë që Ami i ka dhënë për Ermalin.

Pas pyetjes “A të ka thënë Ermali që Amin duhet ta respektosh më shumë se unë?”, Kejvina tha: “Në fakt, Ami më ka thënë që Ermalin respektoje më shumë se unë”.

Velina tregoi më pas se nuk do të largohej nga emisioni i tij, pasi nuk mund t’ia bënte këtë gjë Ermalit.