I lidhur me Liesën, por në SHTRAT me Dojnën? Kelvi sqaron situatën – AlpeGossip
I lidhur me Liesën, por në SHTRAT me Dojnën? Kelvi sqaron situatën

I lidhur me Liesën, por në SHTRAT me Dojnën? Kelvi sqaron situatën

Kelvi duket që ka një kimi mjaft të mirë me Dojna Memën gjatë prezantimit të Pop Culture, por në “Thumb” ka pranuar se me të ka një raport shumë miqësor edhe pas përfundimit të emisionit.

Kohët e fundit ai u përfol për një raport më shumë se shoqëror me Dojnën, pas realizimit të një seti të nxehtë fotografik me të, por nuk munguan as thashethemet për një lidhje të mundshme me Liesa Haxhiasllanin, një tjetër prezantuese në TCH.

Në lidhje me dy vajzat ai u shpreh konkretisht:

Me Dojnën marrëdhënia është më e bukur seç duket. Në fillim doja shumë të punoja me të. Ajo është goxha e përgatitur ka shumë informacion. Vizioni i qartë që kemi për të ardhmen tonë na lidh goxha shumë. Kimi në shtrat? Paska gjëra për të cilat unë nuk mund të flas dot. Çfarë ka ndodhur realisht unë s’e kam thënë asnjëherë e nuk do e them as sot. Liesa apo Dojna? Kimi kam me Dojnën. Jemi shumë shumë miq, po se çfarë kemi ne mes vetes është tjetër pastaj”.