Ja 5 mënyra si t’i kombinoni xhinset në verë që mos bëhen të mërzitshme – AlpeGossip
Ja 5 mënyra si t’i kombinoni xhinset në verë që mos bëhen të mërzitshme

Ja 5 mënyra si t’i kombinoni xhinset në verë që mos bëhen të mërzitshme

Jemi shumë të sigurt, gati 100%, që një femër ka më shumë se një palë xhinse në gardërobën e saj dhe jo më kot. Kjo veshje kaq praktike nuk mungon në asnjë stinë, qoftë dimër apo verë.

Por shpesh herë ne përfundojmë duke veshur vetëm një palë, ato të preferuarat, që edhe mund të jenë vjetërsuar por na i tregojnë kaq mirë linjat. Atëherë këtu lind nevoja e kombinimit.

Për të mos u kthyer në veshje të mërzitshme, vera na jep një shumëllojshëmri bluzash, këmishash dhe bluzash crop-top, të cilat krijojnë kombinimet më me stil. Ne po ju sjellim disa ide nga femrat e njohura shqiptare që e duan dhe e ndjekin modën dhe askush nuk do ta vërë re nëse ju mbani të njëjtat palë xhinsesh dy ose tri ditë radhazi.

Me një body të kuq
Lori Hoxha sjell versionin më seksi të kombinimit të xhinseve këtë verë dhe nuk mund të dukeni më tërheqëse se kaq.

Me një këmishë të bardhë
Në përditshmëri zgjidhni xhinse + këmishë të bardhë kudo që të jeni. Lori Hoxha apo Dhurata Dora na tregojnë sa me stil që do të dukeni. Këmisha mund të lidhet në bel ose të futet te xhinset.

Me një crop-top të zi
Nëse dilni në darkë me miqtë tuaj ju këshillojmë një crop top të zi elegant që ju tregon belin +taka dhe rezultati do të jetë kaq tërheqës si Angela Martini.

Me këpucë në ngjyrë të ndezur
Thyeni monotoninë me ngjyrat e ndezura. Vishni një palë këpucë të kuqe si Armina Mevlani dhe falini diversitet look-ut tuaj.

Me një bluzë të gjatë
Elegante dhe me stil, Irena Kita di gjithmonë të sjellë risi me kombinimet e saj. Ky kombinim është praktik dhe xhinset as nuk do të vihen re me një bluzë të tillë të gjatë.