E pyesin për jetën luksoze të Armina Mevlanit, Sali Berisha përgjigjet kështu – AlpeGossip
E pyesin për jetën luksoze të Armina Mevlanit, Sali Berisha përgjigjet kështu

E pyesin për jetën luksoze të Armina Mevlanit, Sali Berisha përgjigjet kështu

Armina Mevlani prej vitesh po shijon romancën e saj me djalin e ish-kryeministrit Berisha dhe që kur lidhja e tyre është bërë publike, ata janë komentuar shumë në mediat rozë. Mirëpo çifti i kanë menaxhuar shumë mirë si komentet pozitive edhe negative, sidomos ato për jetën luksoze të Arminës.

Për herë të parë është pyetur edhe Berisha pasi ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” e gazetari Baton Haxhiu kaloi nga politika në shoë biz.
Ai tha se i kishte ngelur merak ta pyeste ish-kryeministrin për partneren e djalit të tij që sipas Batonit ka krijuar imazhin e një personi të pasur.

Batoni thotë: Doktori është njëri prej atyre që flet për varfërinë, si e gjykon jetën e partneres së djalit dhe blogeres që krijon imazhin se është shumë e pasur?

Ndërsa përgjigja e Berishës është kjo:

A e pëlqej unë? Ajo është një blogere. Unë nuk mund të them tani se nuk duhet të ketë Instagram. Ajo reklamon rroba nga firmat për tu reklamuar. Mua më intereson e vërteta. Ajo është një partnere e djalit tim, por nëse gjykohet për reklamat që u bën firmave ajo atë punë ka. Se bën reklamë dhe siguron të ardhurat mujore nuk besoj se është ndonjë…. unë nuk mund ti them të mos ketë Instagram. Ajo reklamon kundrejt pagesës.