E njohim si Sidrit Bejleri, por zbuloni si mund ta kishte pasur emrin këngëtari (VIDEO) – AlpeGossip
E njohim si Sidrit Bejleri, por zbuloni si mund ta kishte pasur emrin këngëtari (VIDEO)

E njohim si Sidrit Bejleri, por zbuloni si mund ta kishte pasur emrin këngëtari (VIDEO)

Jo vetëm një nga muzikantët dhe profesionistët më të mirë në vend, por këngëtari Sidrit Bejleri shquhet edhe për sensin e tij të humorit të cilin e shfaq në cdo dalje të tij publike. Së fundmi artisit ka qenë i ftuar në emisionin “Thurje” ku krahas të tjerave ka zbuluar se një alternativë për emrin që atij kanë dashur t’i vendosnin kur ishte ende fëmijë ka qenë Fatmir.

 

“Opsioni i dytë për emrin tim ka qenë Fatmir. Shumë vetë i referohen edhe emrit që unë kam Sidrit, je si drita më thonë. Në fakt me kalimin e viteve unë u bëra me të vërtet dritë, shkëlqej gjithandej”-ka thënë këngëtari me humor duke nënkuptuar flokët që i kanë rënë.