“Ty që dashuron pa kushte!” Vesa Luma hap zemrën për ditëlindjen e Big Bastës dhe urimi na emocionoi – AlpeGossip
“Ty që dashuron pa kushte!” Vesa Luma hap zemrën për ditëlindjen e Big Bastës dhe urimi na emocionoi

“Ty që dashuron pa kushte!” Vesa Luma hap zemrën për ditëlindjen e Big Bastës dhe urimi na emocionoi

Sot është një ditë festive në shtëpinë e Big Bastës dhe Vesa Lumës.

Big Basta feston ditëlindjen dhe Vesa ka menduar ta surprizojë me një urim shumë emocionues.

Këngëtarja shprehet se ndihet shumë me fat që ka pasur Bastën si gjysmën e saj tjetër, ndëra e falenderon për përpjekjet e tij për një familje plot harmoni dhe dashuri.

“Ty që çdo sfidë e tejkalon aq lehtësisht me dëshirën më të madhe që ne të tre të jetojmë në harmoni dhe dashuri pa limit.. Ty, që je aq i guximshëm që të jesh gjithmonë i pari që hedh hapa drejt së ardhmës..Ty që dashuron pa kushte dhe jeton në maksimum çdo moment! Me ty jeta është një aventurë aq e bukur që nuk dua ta ndal asnjëherë! Liani është me fat që ka një baba shembull! Të duam më së shumti ❤”, ka shkruar ajo.

Ata janë duke jetuar në Zelandën e re bashkë me djalin e tyre të vogël, Lian.