Butrint Imeri publikon këngën e re. Kiara Tito bën atë që s’ua priste mendja (Foto) – AlpeGossip
Butrint Imeri publikon këngën e re. Kiara Tito bën atë që s’ua priste mendja (Foto)

Butrint Imeri publikon këngën e re. Kiara Tito bën atë që s’ua priste mendja (Foto)

Prej disa kohësh këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito janë përfolur për një histori dashurie. Pavarsisht fotove të publikuara ku dyshja u kap mat në një nga lokalet në Prishtinë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë lidhje.

Butrinti ditën e djeshme festoi 22-vjetorin dhe me këtë rast publikoi edhe këngën e tij të re me titull “Alea”. Këtu vjen pikërisht veprimi i habitshëm i Kiarës. Ajo e ka shpërndarë këngën “Alea”, në profilin e saj në Instagram, duke u sugjeruar të gjithëve që ta dëgjojnë.

Sapo gjeta këngën që m’u fiksua në kokë për të gjithë pjesën e mbetur të verës,”- shkruan moderatorja krahas postimit ku ka etiketuar edhe këngëtarin. Menjëherë kanë vërshuar komentet duke aluduar për një lidhje mes tyre, mirëpo sërish Tito i ka lënë pa përgjigje.