Pasi u martua në fshehtësi, këngëtari shqiptar vendos të bëjë një ceremoni: Ja detajet e dasmës – AlpeGossip
Pasi u martua në fshehtësi, këngëtari shqiptar vendos të bëjë një ceremoni: Ja detajet e dasmës

Pasi u martua në fshehtësi, këngëtari shqiptar vendos të bëjë një ceremoni: Ja detajet e dasmës

Enis Bytyqi është një nga këngëtarët më të njohur shqiptar, i cili në muajin janar të këtij viti i dha fund beqarisë duke u celebruar zyrtarisht me bashkëshorten e tij.

Mirëpo ai nuk do të lerë me kaq dhe do të organizojë edhe një ceremoni madhështore për dasmën e tij.

Në emisionin “Mirage” këngëtari tregoi se ceremoninë do ta zhvillojë me datë 1 shtator në Ferizaj, vendlindjen e tij. Më tej ai zbuloi se dasma do të jetë kryesisht me familjarë e miq të afërm dhe do të ketë pak të ftuar nga bota e artit.

Gjithashtu ai përmendi edhe këngëtarët që do të këndojnë në dasmën e tij, ku përmendi këngëtarin Fadil Keca dhe grupin e njohur NRG Band.

Këngëtari zbuloi ndër të tjera vendin ku bashkë me bashkëshorten e tij do të bëjnë muajin e mjaltit.

“Kemi zgjedhur një ishull, Mauricio, që ndodhet shumë larg në Afrikë, por aty kemi vendosur” – tha Enisi duke buzëqeshur.