VRAU DY FËMIJËT E TIJ/ 68-vjeçari që ktheu gjithë AUSTRALINË kundër. Pas aktit makabër mori vendimin që… – AlpeGossip
VRAU DY FËMIJËT E TIJ/ 68-vjeçari që ktheu gjithë AUSTRALINË kundër. Pas aktit makabër mori vendimin që…

VRAU DY FËMIJËT E TIJ/ 68-vjeçari që ktheu gjithë AUSTRALINË kundër. Pas aktit makabër mori vendimin që…

Një ngjarje e rëndë tronditi veriun e Sidneit, në Australi, ku një baba vrau dy fëmijët e tij adoleshentë, në një akt që policia e cilësoi si sulm të planifikuar.

15-vjeçari Jack dhe 13-vjeçarja Jennifer Edwards u gjetën në vrarë në shtëpinë e tyre në Hull Road, në West Pennant Hills. Ata u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së enjtes nga babai i tyre John Edwards. Rreth 12 orë më vonë, ai u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në Normanhurst.

Policia beson se 68-vjeçari u vetëvra pas krimit.

Hetuesit e besojnë se vrasjet ishin të paramenduara dhe të planifikuara më parë nga Edwards. Ai kishte qenë në një betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve gjatë dy viteve të fundit me ish-bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve.

Megjithatë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet që çuan babain t’i merrte jetën dy fëmijëve të tij vijojnë. Vrasja e adoleshentëve ka tronditur komunitetin ku ata jetonin. Të shumtë kanë qenë ata që kanë vendosur lule e qirinj në nder të tyre.