Meghan dhe Kate/ Dy kunatat bashkë për herë të parë në publik pa bashkëshortët dhe duken si… (FOTO) – AlpeGossip
Meghan dhe Kate/ Dy kunatat bashkë për herë të parë në publik pa bashkëshortët dhe duken si… (FOTO)

Meghan dhe Kate/ Dy kunatat bashkë për herë të parë në publik pa bashkëshortët dhe duken si… (FOTO)

Dy kunatat bashkë në daljen e tyre të parë pa bashkëshortët. Pra bëhet fjalë për Kate dhe Meghan, të cilat kanë zgjedhur shkallët e stadiumit, për daljen e tyre të parë publike.

Kate dhe Meghan kanë ndjekur finalen e tenistit Wimbledon, ku kanë mbështetur shoqen e ngushtë të Dukeshës së Sussex, Serena Williams. Për Meghan kjo ka qenë një javë shumë e ngarkuar, pasi ajo sapo është kthyer nga turi i parë mbretëror me Harry-n në Irlandë.

Dukesha Kate duket sikur i është rikthyer linjave të para lindjes. Kate nuk të krijon përshtypjen sikur ka lindur thjesht dy muaj më parë. Kate kishte zgjedhur një fustan nga Jenny Packham të bardhë me rrathë të vegjël. Çanta e madhe ishte zgjedhje nga Dolce Gabbana.

Ndërsa Dukesha e Sussex ka preferuar një palë pantallona nga Ralph Lauren, të bardha .Ajo i ka kombinuar pantallonat me një këmishë me vija blu dhe të bardhë.
Kate me flokët e lëshura, ndërsa Meghan me një topuz të çrregullt, të dyja kunat dukeshin aq në harmoni me njëra-tjetrën dhe dukeshin si dy mike të mira.