“PSE S’BËN BUZËT?” Sara Hoxha nuk ia përtoi një përgjigje ndjekëses: Ça ke me… – AlpeGossip
“PSE S’BËN BUZËT?” Sara Hoxha nuk ia përtoi një përgjigje ndjekëses: Ça ke me…

“PSE S’BËN BUZËT?” Sara Hoxha nuk ia përtoi një përgjigje ndjekëses: Ça ke me…

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka treguar se nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje estetike në fytyrë, deri më tani. Blogerja është pyetur shpesh për tiparet e saj dhe për këtë arsye, ka vërtetuar me anë të fotove dhe videove se është natyrale.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë kohës që fliste virtualisht me ndjekësit e saj, Sara u pyet: “S’di pse s’pe bon jëalinen (nofullën e poshtme) operacion edhe buzët pak. Shumë e fort ishe dokt”.

Sara publikoi një foto të vetes krahas së cilës, shkroi edhe përgjigjen: “Pse operacion kur kemi filtra më rrush?! Ça ke me jaëlinen dhe buzët e mia kshu?”.

Javën e kaluar, kur një ndjekëse e pyeti nëse ka botoks në fytyrë, Sara zgjodhi që t’i përgjigjej me një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.