Thomas Markle lëshon “bombën” e rradhës dhe të gjithë janë dakort me të – AlpeGossip
Thomas Markle lëshon “bombën” e rradhës dhe të gjithë janë dakort me të

Thomas Markle lëshon “bombën” e rradhës dhe të gjithë janë dakort me të

Thomas Markle është shumë i shqetësuar për të bijën, pasi sipas tij Meghan Markle po has vështirësi t’iu përshtatur jetës dhe rregullave mbretërore.

Në një intervistë për “The Sun”, ai tregon se vëren në sytë e së bijës, tërë dhimbjen që ajo po përjeton.

” E kuptoj në sytë e saj. E shoh në portretin  dhe buzëqeshjen e saj. E njoh atë buzëqeshje. Nuk më pëlqen kjo buzëqeshje që po shoh tani” – u shpreh Thomas Markle.

Mirëpo, a ka të drejtë i ati i Meghan?

Ekspertët shprehen se mund të jetë e vërtetë sepse ditët e fundit Dukesha e Sussex nuk ka shfaqur të njëjtë  buzëqeshje si gjatë fejesës apo daljes së parë publike.

Dhe si vemë dot faj! Që nga momenti që iu bashkua Familjes Mbretërore, axhenda e saj ka qënë e mbushur plot e përlot me evente – turi mbretëror me Harry-n, vizita me Mbretëreshën, ditëlindja e Prince Charles, etj etj, pasi lista është shumë e gjatë.

Sakaq, Meghan dhe Harry u shprehën se janë shumë të lumtur gjatë një darke romantike në Dublin, katër ditë më parë.