Flet motra e Bes Kallakut: “Ja kujt do doja t’i ngjante Ajka” – AlpeGossip
Flet motra e Bes Kallakut: “Ja kujt do doja t’i ngjante Ajka”

Flet motra e Bes Kallakut: “Ja kujt do doja t’i ngjante Ajka”

Ekonomiste në profesion por pasioni i saj është gazetaria dhe prezantimi. Motra e aktorit të humorit Bes Kallaku, Ana prej disa vitesh është pjesë e televizionit dhe paralelisht me të ushtron edhe profesionin e saj si ekonomiste.
Tashmë Ana është bërë hallë, pas ardhjes në jetë të Ajkës, vogëlushes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj.
E ftuar në emisionin ‘Rudina’ Ana tregoi për lidhjen e fortë që ka me vëllain e saj por edhe me Xhensilën.
E pyetur se kujt do të donte që t’i ngjante mbesa e saj, halla Ana ka thënë: “Në pamje ti ngjaj Xhensilës se është yll e bukur, por dua që të ketë një zemër të madhe si të Besit”.

Gazetarja ka treguar gjithashtu lidhjen e ngushtë që ka me Xhensilën. ‘Xhesi ka ardhur shumë e vogël në familjen tonë, ne jemi rritur bashkë, kemi marrëdhënie të mirë sepse jemi moshatare. Kur e shohë se sa të lumtur e bën vëllain tim, e dua akoma edhe më shumë.’- ka treguar Ana.